Ndeshja mes Kf Çelikut dhe Bashkimit të Krushës së madhe u zhvillua në stadiumin e qytet me ”Bari Sintetik” Prapa e Sallës së Sporteve-Ferizaj. Ekipi i Çelikut shënoi fitore me rezulltat 3-2. Gollat për ekipin e Kf ÇELIKU u shënuan: Rexhep Mahmuti (2), dhe Muhamed Qerkini (1). Ekipi i Çelikut ishte më i mirë në çdo aspekt, kishte më shumë në posedim topin, kishte mundësi edhe më shumë ta thellonte epërsinë. Por koncentrimi në momentet vendimtare ndikojë shumë dhe ekipi i Çelikut në vend se të rrisë epërsinë pranoi dy gola në minutat e 87 dhe 91. Lojtarët të cilët u paraqitën për ekipin e Kf ÇELIKU ishin: Pajtim Bislimi (portjer); Dionis Isenaj, Bedri Brahimi dhe Mërgim Sefa (mbrojtje); Besnik Uksmajli, Auron Islami, Rexhep Mahmuti, Altin Ademi dhe Albrim Ilazi (Mesfushë); Taulant Hashani dhe Muhamed Qerkini (Sulm). Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Petrit Rushiti, Flamur Uksmajli dhe Qendrim Sejdiu. Trajner; Fitim Zejnullahu