Çegrani, i cili gjatë viteve 199 ishte një nga kampet më të mëdha ku u strehuan mbi 60 mijë kosovarë gjatë bombardimeve të NATO-s ka vendosur që në shenjë përkujtimi të 20 vjetorit të dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga Kosova të organizojë një tubim përkujtimorë.
Ky tubim përkujtimorë do të organizohet nën organizimin e SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani.
Agjenda e shënimit të 20 vjetorit të dëbimit masiv të kosovarëve nga regjimi serb në vitin 1999.
° Shpalosja e pllakave përkujtimore në varrezat e vëllezërve kosovarë në fhstin . Çegran e Forinë të cilët kanë ndëruar jetë në kampin e Çegranit 1999 ° Panel diskutimi me profesorë univerzitarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut, të ftuar special për të debatuar gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1999, gjegjësisht për kampin e Çegranit ° Ekspozitë me fotografi nga kampi i të dëbuarve kosovarë në Çegran 1999 ° Vizitë vendit ku ka qenë i dislokuar kampi i Çegranit ° Program artistik me yje nga estrada jonë, këngëtarë, artist e shoqëri kulturo-artistike nga Kosova e Shqipëria, si dhe SHKA “Jahi Hasani” si ansambël nikoqir që feston 45 vjetorin e themelimit
Në këtë aktivitet janë ftuar zyrtarisht krerët e shteteve (Kosovës e Maqedonisë së Veriut), politikan, përfaqësues diplomatik të shumë shteteve të fuqishme botërore, e shumë figura me peshë
Kampi Çegran Ishte kampi më i madh i refugjatëve në trojet shqiptare, i vendosur në rrëzë të Malit të Thatë, i rrethuar me dy fshatrat Çegran e Forinë qind për qind etnik me popullsi shqiptare.