Sport

Cavani nënshkruan me një prej klubeve më të pasura në botë (FOTO)

By FerizajPress

January 03, 2017

Edinson Cavani do të nënshkruajë kontratë të re në Paris Saint-Germain.

Me marrëveshjen e re ai do të mbetet te klubi nga Ligue 1 deri më 2020, ka bërë të ditur e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.

Reprezentuesi uruguaian është rikthyer në stërvitje të hënën pas pushimit dimëror dhe është i gatshëm t’i bashkohet mbrojtësit Thiago Silva, duke konfirmuar të ardhmen e tij në Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.

Cavani ka shënaur 24 gola në 23 ndeshje për ekipin e trajnerit Unai Emery deri më tani gjatë këtij sezoni.

Ai është shndërruar në sulmuesin kryesor në PSG pas largimit të Zlatan Ibrahimovic për në Manchester United. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.