Lajme

Carl Bildt: Bisedimet dështuan, çfarë më tutje?

By FerizajPress

April 21, 2016

Dështimi i takimit të liderëve të katër partive më të mëdhaja në Vjenë, ka nxitur reagime të ndryshme në vend dhe jashtë, ndër to edhe të ish-kryeministrit dhe ministrit të jashtëm suedet, Carl Bildt, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në profilin e tij në Twitter, përmes një cicërime, Bildt thotë se bisedimet për të zgjidhur kritën në Shkup kanë dështuar, duke shtruar dilemën se çfarë duhet bërë më tutje. Megjithatë Bildt thotë se ka arsye për t’u shqetësuar.