Capello mendon se të gjitha skuadrat italiane kanë rënë në grupe të vështira. “Inter ka pësuar më së keqi. Napoli gjithashtu ka një grup të vështirë. Mendoj se në grupet e tyre, për dy vendet kualifikuese do të jetë garë e ashpër mes tri ekipeve. Juventus është favorit për të kaluar grupin, megjithatë duhet të kenë kujdes nga Valencia në Spanjë” ishin fjalët e strategut italian për “Sky Sport Italia”. Grupi i Inter konsiderohet si grupi i vdekjës, në të cilin grup bëjnë pjesë Inter, Barcelona ,PSV e Tottenham. /Lajmi.net/