Sport

Cana në formacionin e më të dobëtëve në Francë (Foto)

By FerizajPress

April 05, 2016

Paraqitja e dobët në ndeshjen që Nantes humbi 3:0 përballë Lilles, i ka siguruar Lorik Canës një vend në formacionin e dështimeve të kësaj jave në kampionatin francez, të përpiluar nga “football365.fr”.

Kapiteni i kombëtares nuk ka qenë futbollisti i vetëm i njohur në formacionin e më të dobëtëve të kësaj jave.

E gjithë kjo pasi përkrah kishte lojtarë të skuadrave me emër si Olimpique Marseille dhe Monaco, ekipe të cilat ashtu si Nantes pësuan humbje zhgënjyese në fundjavë.

Cana ka “fituar” vendin në këtë formacion pasi humbi thuajse çdo duel me sulmuesin portugez Eder gjatë ndeshjes së të dielës.