Sport

‘Camp Nou’ dhe ‘Santiago Bernabeu’ të zbrazur, kjo është arsyeja

By FerizajPress

August 20, 2018

Tribunat e zbrazura të Camp Nou dhe Bernabeu ishin për t’u habitur. Ishin 52,356 spektatorë në stadiumin e Barcelonës dhe 48,446 në atë të Realit. Në 10 vitet e fundit nuk ka pasur pjesëmarrje më të ulët për asnjërën nga skuadrat, në ndeshjen hapëse të kampionatit. Për të gjetur një pjesëmarrje më të ulët në Bernabeu, duhet të kthehemi në sezonin 2008/09. Asokohe Barca veçse ishte shpallur kampion dhe Reali luante me Mallorcan ku pati 44,270 spektatorë. Sa i përket Camp Nou, ishte viti i kaluar që pati një pjesëmarrje të ulët, në fitoren 6:1 ndaj Eibar (51,645). Ka disa arsye për këtë rënie të interesimit.

Sa i përket Bernabeut, duket se largimi i Ronaldos dhe mos nënshkrimi me ndonjë super yll e ka bërë të vetën. Gjithashtu çmimet e larta për ndeshjet e të dyja skuadrave kanë një ndikim të madh në rënien e shikueshmërisë. Dominimi total i ligës nga të dy skuadrat duket se i ka mërzitur tifozët e futbollit në Spanjë. /Lajmi.net/