Ferizaj

Caktohet masa e sigurisë kundër N.K., i dyshuar për veprën penale shantazhi

By FerizajPress

November 16, 2021

Ferizaj, 16 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën eProkurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër tëpandehurit N.K.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kakryer veprën penale Shantazhi në tentativë nga neni 329 paragrafi 1 lidhur me nenin 28të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari iprocedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë,se i pandehuri më 13.11.2021 në Ferizaj, më qëllim të përfitim të kundërligjshëm tëdobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e tëdëmtuarit, ka detyruar të dëmtuarin F.Sh. të kryejë një veprim në rrjetin social WhatsApp, duke e shantazhuar se do t’i bëjë publike mesazhet e tij me nxënësen e tij, në atëmënyrë që i’a kishte kërkuar të dëmtuarit shumën e parave prej 5,000€ ose veturënXhip.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masëssë arrestit shtëpiak kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konformdispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nëkohëzgjatje prej një (1) muaj.