Ferizaj

Caktohet masa e sigurisë kundër E.H., e dyshuar për vrasje në tentativë

By FerizajPress

November 07, 2021

Ferizaj, 7 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën eProkurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër tëpandehurës E.H. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kakryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penaltë Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja eprocedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekzistondyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 5 nëntor 2021, në Ferizaj, me dashje dhepërgatitje paraprake, ka tentuar që ta provoj nga jeta të dëmtuarin P.A. në atë mënyrëqë pas një mosmarrëveshje mes tyre, nxjerr një thikë, të cilën paraprakisht e kishtemarr me vete nga shtëpia e saj dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin një herë në pjesëne abdomenit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti më pas detyrohet tëkërkojë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masëssë arrestit shtëpiak kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konformdispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak nëkohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynëekzekutimin e tij.