Ferizaj

Caktohet masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit A.E

By FerizajPress

October 27, 2020

Ferizaj 27 tetor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.E.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 lidhur me nenin 31të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Divizionit Penal – Imri Sejda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pabazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, dhe se po të gjendet në liri i dyshuari do të ndikoj në dëshmitar eventual por edhe në të dëmtuarin dhe me këtë do të pengohej rrjedha e procedurës penale dhe me shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak gjykata konsideron se eliminohet rreziku i përsëritjes së veprës penale nga i pandehuri dhe ndikimi në dëshmitarë, të dëmtuar apo në fshehje të provave.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.