Ferizaj

Caktohen datat e provimit të Maturës për afatin e dytë

By FerizajPress

June 29, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për datat e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2018 në afatin e dytë.

Sipas këtij vendimi, maturantët e mbetur për afatin e dytë të Maturës, do t’i nënshtrohen provimit më datë 28 gusht 2018 (pjesa e parë) dhe më 1 shtator 2018 (pjesa e dytë).

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë pas sugjerimeve nga Komisioni Shtetëror i Maturës lidhur me dinamikën e planifikuar të organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore.