Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë. Ambasadorja falënderon Cakajn për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë.
Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit“.