“Profa” ka ndarë rrugë me klubin ferizajas pas vetëm gjashtë muajsh bashkëpunimi, por duke mos treguar arsyen e kësaj ndarje. Sokoli nuk është parë në asnjë nga seancat stërvitore që Ferizaj ka zhvilluar që nga nisja e fazës përgatitore javë më parë. Lajmin për largimin nga Ferizaj e ka konfirmuar vetë Sokoli përmes një letre të hapur. “Nga sot, me 20.07.2019 nuk do te jem me pjese e K.F. Ferizaj. Një falenderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës. Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca. Falenderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit. Falenderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit per qendrim ne superligen e Kosoves. Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj”, ka shkruar Sokoli.
Bylbyl Sokoli, ish-kryetrajner i KF Ferizaj Kujtojmë që Sokoli mori drejtimin e klubit të Ferizajt në dimrin e këtij viti, teksa kishte arritur ta shpëtonte nga rënia edhe pse ndodhej në zonën e barazhit. Madje Ferizaj në edicionin e kaluar u rendit në pozitën e pestë.