Sport

Bylbyl Sokoli tregon nëse do të mbetet te Ferizaj pas përfundimit të këtij edicioni

By FerizajPress

April 29, 2019

Ferizaj është njëra prej skuadrave më në formë në Superligën e Kosovës.

Me ardhjen e Bylbyl Sokolit, Ferizaj është këndellur në mënyrën më të mirë të mundshme, madje duke i ikur edhe barazhit.

Në ndeshjet e fundit, Ferizaj ka mposhtur Flamurtarin dhe Ballkanin, kurse në ndeshjen e radhës e pret Lirinë.

Ndërkaq, i ftuar në “Sport Show”, Sokoli ka treguar nëse do të mbetet te Ferizaj pas përfundimit të edicionit.

“Do të vazhdoj në klub, kam kontratë dy-vjeçare me klubin”, tha Sokoli./Zëri.info