Ferizaj

Buxheti i vitit 2019, merr dritën jeshile për diskutim në Kuvendin e Komunës së Ferizajt

By FerizajPress

September 19, 2018

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së sotme ka mbledhur anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa për të diskutuar rreth pikave të rendit të ditës që janë përgatitur për mbledhjen e muajit shtator.

Në këtë mbledhje u diskutua për propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës të kadastrale 285-0 dhe 290-2 Z.K. Doganaj, ku preznetimin e kësaj pike të rednit të ditës ë bëri drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli. Ai po ashtu ka prezantuar edhe propozim-vendimin për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale, 2208-0 Z.K.Greme. Këto dy pika të rendit të ditës kaluan në komitet, ndërsa u tha se me gjatë do të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.

Ndërsa drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë publike propozim-vendimin për miratimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale si dhe propozim-vendimin për miratimin e Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019.

Ndërkaq, pika e cila më së shumti ngjalli debat ishte propozim – vendimi për miratimin e Projektbuxhetit të Komunës së Ferizajt për vitin 2019, si dhe vlerësimet e hershme buxhetore 2020-2021.

Për diskutim në mbledhjen e KK-së shkuan edhe propozim-vendim për miratimin e Rregullores Komunale për Mënyrën dhe Kushtet e Menaxhimit dhe Shfrytëzimit të Objekteve Sportive Publike, propozim – vendim për vënien në diskutim publik të Draft Statutit të Teatrit Profesional “Adriana Abdullahu”, propozim – vendimi për Miratimin e Rregullores për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve Përmes Sistemit Qeverisës Komunal Miqësorë për Fëmijët si dhe propozim -vendimi për anulimin e vendimit 01. Nr. 463-225 i datës 19.05.1995.

Po ashtu në këtë mbledhje u shtuan edhe dy pika të rendit të ditës, për të cilat u morr vendim që të diskutohet gjerë e gjatë në mbledhjen e radhës së KK-së.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 25 shtator duke filluar nga ora 10:00.