Ferizaj

Buxheti i Komunës së Ferizaj gati për vitin 2025, ai dorëzohet për Kuvend

By FerizajPress

August 30, 2024

Qeverisja e Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar edhe buxhetin për vitin 2025.

Kjo u bë e mundur pas angazhimit disa mujore, dëgjimeve buxhetore, inkuadrimit të buxhetimit me pjesëmarrje, në koordinim me Kryetarin e Komunës Agim Aliu, sot zyrtarisht drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku e ka dorëzuar tek kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, draftin e buxhetit komunal për vitin 2025, për procedim të mëtejmë.

Drafti i Buxhetit do të dërgohet për votim në mbledhjen e muajit shtator, por paraprakisht me organizim të Kuvendit të Komunës do të mbahen edhe një takim me qytetarë për të marrë sygjerimet e fundit në lidhje me këtë dokument tejet të rëndësishëm.

Ndër projektet kapitale në kuadër të këtij buxheti, janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve me shumë rëndësi për Komunën e Ferizajt.

Buxheti për vitin 2025 është 46,013,006 €.