Ferizaj

Business Support Center Kosovo (BSCK) ofron trajnime falas në fushën e ndërmarrë sisë për personat në nevojë

By FerizajPress

November 22, 2017

Business Support Center Kosovo (BSCK) ofron mundësi trajnimi falas për trajnime në fushën e ndërmarrë sisë për personat në nevojë, në kuadër të Projektit “Ri-integrimi i individëve të riatdhesuar dhe pengimi i migrimit ilegal të grupeve në nevojë”, i cili financohet nga DIMAK/ GIZ. Qëllimi i projektit është të parandalojë tendencat e migracionit dhe të mbështesë përmirësimin e kushteve të jetesës së individëve në nevojë në 6 komuna të Kosovës (Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri dhe Fushë Kosovë), duke lehtësuar qasjen e tyre në biznes, vetëpunësim dhe punësim të qëndrueshëm, përmes trajnimeve në grupe dhe këshillimeve individuale, në fushat si: a) Ndërmarrësi (3 ditë), b) Biznes plan dhe Marketing (4 ditë), c) Planifikim financiar (3 ditë). Trajnimet në grupe do të fillojnë prej datës 22/nëntor/2017, ato do të mbahen në sallën e takimeve/ Komuna Ferizaj, dhe secili grup trajnimi do të zgjasë 10 ditë. Pas përfundimit të trajnimeve në grupe, secili përfitues do përfitoj nga 10 orë konsulencë individualisht.

Kontakti : +37744582181 – Bsc Kosova