Bushati: Tjetër sulm vdekjeprurës terrorist në Turqi

By FerizajPress

August 21, 2016

Në një postim në Twitter Bushati shkruan: “Një tjetër sulm vdekjeprurës terrorist në një dasëm në Turqi. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave”.

Si pasojë e një sulmi terrorist mbrëmë në një dasme në lagjen Beybahçe të komunës Şahinbey në Gaziantep të Turqisë, kanë humbur jetën 50 persona dhe janë plagosur 94 të tjerë.