Bushati ka thënë se rekomandimi për vizat pas nënshkrimit të MSA-së, shënon progres në procesin e integrimit evropian për Kosovën.
Ai në një postim në facebook ka thënë se ky vendim nga KE-ja është njohja më e mirë e arritjeve të shtet –ndërtimit të Kosovës, njofton lajmi.net
“Një lajm tjetër fantastik për qytetarët e Kosovës: propozimi i Komisionit Europian drejtuar Këshillit të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian për udhëtimin pa viza në zonën Schengen”.
“Liberalizimi i vizave – vetëm pak javë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – shënon progres të qëndrueshëm në procesin e integrimit europian të Kosovës dhe e bën më të prekshme ëndrrën europiane për qytetarët e Kosovës”.
“Hapi i hedhur sot nga Komisioni Europian është njohja më e mirë e arritjeve dhe reformave shtet-ndërtuese për Kosovën Europiane. Urime”, ka shkruar Bushati. /lajmi.net
The post Bushati: Rekomandimi, njohje e reformave shtet-ndërtuese për Kosovën evropiane appeared first on Lajminet.