Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Bushati është takuar me homologun e tij, imzot Paul Richard Gallagher, ndërsa pati edhe një audiencë me Papa Françeskun.
Në takimin me imzot Gallagher, ministri Bushati vlerësoi jehonën mbresëlënëse dhe gjurmët e thella që la në Shqipëri vizita e Papa Françeskut.
Ndërsa në audiencën me këtë të fundit, shefi i diplomacisë shqiptare i shprehu Atit të Shenjtë mirënjohjen për dashamirësinë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që ai i ka dhënë popullit dhe kombit shqiptar, si një sinjal i qartë dhe pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe./ Tch
The post Bushati në Vatikan, takon Papa Françeskun appeared first on Lajminet.