Bursat për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, Fakultetin Ndërkombëtar “City College”, 2016-17
Për:
-Studime universitare (Bachelor)
-Studime pasuniversitare (Master-me orar të plotë)
– Ekzekutiv MBA (me orar jo të plotë)
– Doktoratë (me orar të plotë/me orar jo të plotë PHD)
Fakulteti Ndërkombëtar “CITY College”i Universitetittë Sheffield-it, në bashkëpunim me
Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ofrojnë gjashtëdhjetë e dy (62)
bursa për studentët nga Kosova për studime Universitare (Bachelor), pasuniversitare (Master –
me orar të plotë), MBA (me orar jo të plotë) dhe Doktoratë (me orar të plotë/me orar jo të
plotë) (viti i pranimit: 2016-2017). Sipas kësaj iniciative, “CITY College” synon të mbështesë
shkollimin për studentët e dalluar të cilët dëshirojnë të studiojnë në “CITY College” në SelanikGreqi
dhe të marrin diplomë të pranuar në nivel ndërkombëtar nga Universiteti i Sheffield-it.
Studimet do të ofrohen në kampusin e Fakultetit Ndërkombëtar “CITY College”të Universitetit të
Sheffield-it në Selanik, Greqi.
Universiteti i Sheffield-it është universitet kryesor në MB që vazhdimisht radhitet në mesin e
“100 universiteteve më të mira në botë”, në “Top 10% të Universiteteve për Kapacitete
Hulumtuese” dhe “I pari sa i përket përmbushjes së nevojave të studentëve.” Zë vend në 1% –
shin e “Universiteteve më të mira në botë.”
Për më shumë informata në lidhje me programet e Fakultetit Ndërkombëtar “CITY College”të
Universitetit të Sheffield-it, luteni të vizitoni citycollege.sheffield.eu P♪7r më shumë informata kliko këtu