Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Që pesë ditë, e zhdukur po rezulton edhe një grua 30-vjeçare nga Ferizaj, rast ky që u raportua nga bashkëshorti i saj, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Bëhet e ditur se bazuar në dëshminë e burrit, ajo ka dalë nga shtëpia që nga 4 janari dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Sipas informacioneve të para, pasi u zhduk, gruaja ia ka lënë një mesazh burrit, duke i thënë “Bë çfarë të duash, mos më pritni”, thonë të njëjtat burime.