Burri 69-vjeç deshi ta vrasë gruan, policia e parandalon

By FerizajPress

July 28, 2016

Policia njofton se Peza në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur në fillim me armë gjahu të cilën e kishte me leje, bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe.

Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë  tip miniberet të cilën e mbante pa leje. Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 130 a/2 dhe 278 të Kodit Penal.

.