Lajme

Burim Ramadani: Çka ndodhi me “Qytetarët e pakënaqur” që digjnin vetura?!

By FerizajPress

April 22, 2016

 

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar përmes një shënimi në Facebook, rreth të ashtuquajturve “Qytetarët e pakënaqur” dhe djegies së veturave. Ai ka shtruar një pyetje se a hoqën pakënaqësinë “Qytetarët e pakënaqur”, derisa ka theksuar se institucionet dështuan keq në kapjen e këtyre autorëve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Shënimi i plotë:

Diçka për “Molotovin” dhe djegien e veturave, izolimin dhe dështimin! Miq, S’po mundet pa i bërë disa pyetje publike dhe disa konstatime: A po ju duket se “Qytetarët e pakënaqur” kanë filluar ta heqin “pakënaqësinë”?! A ndryshoi ndonjë gjë apo u vetëdijësuan se akte të tilla nuk janë shqiptare në përmbajtje? Apo, ndoshta e vërteta është vetëm se ideologët e këtyre veprimeve kanë mbetur të vetmuar, pasi nuk i dhezi plani për marrje të gjithçkaje, prandaj kanë kuptuar se përgjegjësia është më lehtë e identifikueshme?! Po më duket se izolimi i ideologëve të konfliktit apo shfrytëzuesve të situatave po jep rezultatet e para në siguri publike. Tashmë, fatmirësisht, po bëhen rreth një muaj prej kur kanë qenë rastet e fundit kriminale të “Molotovit” dhe djegies së veturave! Sidoqoftë, edhe njëherë duhet konstatuar qartë se organet e rendit dhe drejtësisë kanë dështuar keq në zbardhjen e këtyre akteve kriminale. Dështimi i organeve të rendit dhe drejtësisë për të gjetur Molotov-gjuajtësit dhe “piromanët” e veturave duhet të pasohet me dhënie të përgjegjësisë nga zyrtarët përgjegjës në ato institucione. Thjesht, dikush duhet të largohet nga detyra, për shkak të dështimit!