Lajme

Burgjeve të Kosovës u kushton afro 100 mijë euro tenderi për “molla-dardha”

By FerizajPress

June 27, 2018

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar pemë dhe perime për të burgosurit që vuajnë dënimin në burgjet. Në një tender të publikuar tek titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me pemë dhe perime”, shkruan Indeksonline, pa dhënë detaje tjera. E ky tender do të kushtoj plotë 87 mijë e 991 euro.Data e dhënies së kontratës është 21 qershor, ndërsa do të nënshkruhet me 2 korrik. Nga tre operatorë ekonomik që kanë aplikuar për këtë tender, “Beni DonaPlas” e ka fituar atë. Vlera e parashikuar e kontratës është 88,368.00Euro, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës që do të nënshkruhet është 87,991.70€./Indeksonline/