Lajme

Bulliqi: Po të varej prej Gecajt, moti kisha ecë nga LDK-ja

By FerizajPress

September 16, 2016

Gecaj la të kuptohet se Bulliqi duhet të largohet nga LDK-ja, kur shkroi se ‘në LDK janë dhe do të mbesin ata të cilët punojnë me konsekuence dhe përkushtim për partinë dhe për realizimin e objektivave dhe qëndrimeve partiake”

Gecaj ka lënë të kuptohet se në LDK nuk duhet të jenë jo ata të cilët punën më të madhe dhe kryesoren e kanë zhvilluar në drejtim të kundërt të zhvillimit të partisë, raporton lajmi.net.

Por, deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqit, nuk i kanë bërë përshtypje deklaratat e bashkëpartiakut të tij, i cili është pjesë e kabinetit të kryetarit Isa Mustafa.

“Po të varesha nga Bajarm Gecaj, moti kisha ec nga LDK-ja”, tha Bulliqi për lajmi.net.