Këtë të diele, Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, dega në Ferizaj, mbajti Kuvendin e saj zgjedhor. Në prani të një numri të madh delegatësh me shumicë votash u zgjodh kryesia dhe kryetari i kësaj dege. Kryetari i sapo zgjedhur Buletin Bajrami duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë, deklaroj se të rinjtë në AKR nuk do të angazhohen vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por ata do të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe proceseve politike. Gjatë punimeve të Kuvendit zgjedhor, gjithashtu u theksua se “me qeverisjen e AKR-së, të rinjtë do të kenë kushte më të mira jetese, perspektivë dhe të ardhme më të mirë”.