Ferizaj

Bukuroshja ferizajase Njomza Mezini këto ditë realizoi në mënyrë fantastike Hitin “Më ke mua”

By FerizajPress

February 02, 2019

Hiti me 4 milion klikime i Kejsi Tolas është interpretuar në mënyrë fantastike nga Njomza Mezini si “cover”.

Kënga është realizuar në studion e sajë “Arti Rec”, ndërsa videoklipi nga “Time Pictures” si dhe montazhi nga Italiani Sandro d’Alesio .

Për dukjen e Njomzës është përkujdesur dizejneri ferizajas Nehat Braha ku Njomzën e solli si një Divë në videoklipin e sajë të parë me një fustan të zi shumë elegant, ku në pah bie Shalli i saj Dhelpër.

Njomza këto ditë ka paralajmeruar koncertin e sajë soloistik i cili do të mbahet në Ferizaj dhe këtë koncert ajo i’a dedikon njeriut të sajë të zemrës.

Do të jenë gjithsej 8 këngë solo me orkestër live . Edhe për këtë koncert për dukjen e Njomzës po kujdeset dizajneri Nehat Braha .

Ndiqeni këngën në linkun posht dhe shum suksese bukuroshes në rrugën e artit muzikor.