Ferizaj

Bujqit e fermerët, të kënaqur me mbështetjen nga Komuna

By FerizajPress

October 13, 2020

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas është e kudondodhur me të gjitha kapacitetet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj.

Për të dëshmuar sa më sipër, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim ë Bajrami, si rëndom, tash e sa kohë, në agjendën e tij të përditshme të punës, viziton bujqit e fermerët ferizajas në të gjitha lokalitetet ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Pra, përveç mbështetjes si asnjëherë më parë, me subvencione, mekanizim bujqësor e kultura të ndryshme bujqësore, kontakti e takimet e përditshme për t’u njohur me nevojat e kërkesat e bujqve e fermerëve jane agjendë e veçantë e punës në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë.

Referuar kësaj klime të përshtatshme e të favorshme bashkëpunimi, nga hulumtimet e brendshme që ka zhvilluar Komuna e Ferizajt, qartësisht evidentohet rritja e kënaqshmërisë së bujqve e fermerëve ferizajas në raport me mbështetjen institucionale, çka bën që edhe dikasteri përkatës në nivelin lokal të mund të zgjeroj mbështetjen, duke njohur më detajisht nevojat e këtij komuniteti, në disajnimin e politikave të qëndrueshme në këtë fushë.