Lajme

Bujar Osmani: Lëvizja Besa ka ide naive

By FerizajPress

April 18, 2016

Zëdhënësi i BDI-së dhe ish ministri i shëndetësisë ka ironizuar me deklaratat e Lëvizjes Besa për ridefinimin e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Të kërkosh ridefinim të shtetit në preskonferenca e në seminare, në këto konstelacione gjeostrategjike është mosnjohje elementare e politikës dhe naivitet i paprecedent politik. ” thotë në mes tjerash Bujar Osmani me një status në Facebook.