Lajme

Bugajski: Qeveria e ardhshme të fokusohet në integrimin ndërkombëtar

By FerizajPress

May 31, 2017

Fillimisht Kosovës i duhet njohja nga të gjitha vendet e NATO’s si shtet për tu bërë pretendentë për tu anëtarësuar në Aleancë, pastaj Kosovës i duhet një ushtri, dmth duhet transformimi i FSK’së dhe për tu bërë kjo nevojiten ndryshime kushtetuese ligjore dhe kjo do të marrë kohë”, tha Bugajski.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale për Kosovën dhe efektet që sipas tij do t’i ketë në skenën politike të vendit. 

“Shpresoj që kjo Gjykatë nuk do ta pengojë funksionimin e Qeverisë dhe parlamentit të ri të Kosovës por kjo sërish varet se kë  do ta kërkojë Gjykata”, tha ai për RTK’në.

Duke folur për ndikimin rus, Bugajski thotë se Rusia është kërcënim i madh për demokracitë perëndimore dhe rregulli ndërkombëtar pasi nuk respekton traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare madje edhe i shkelë ato.