Sport

Buffon nënshkruan me top klubin nga Liga e Kampionëve

By FerizajPress

July 06, 2018

Gianluigi Buffon nuk do të pensionohet nga futbolli. Ish kapiteni i Juventusit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Francë te skuadra e Paris Saint-Germain. “Sky Sport” raporton se Buffon sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra e re. Kurse, prezantimi i tij zyrtar para mediave pritet të bëhet të hënën, përcjell “lajmi.net”. Buffon do të nënshkruajë me klubin e pasur nga Parc des Princes si futbollist i lirë pas largimit nga Juventus. /Lajmi.net/