Gianluigi Buffon ka thënë se ndihet më mirë se pesë vite më parë. Portieri i Paris Saint-Germain ka thënë se sot ndihet në formë fizike më të mirë se disa sezone më parë. “Ndihem më mirë se kur isha 35 vjeç, duket e pamundur por ndihem më mirë se pesë ose gjashtë vite më parë”, u shpreh Buffon, përcjell “lajmi.net”. “Ndoshta ëstë e pamundur sepse kam ndryshuar metodën e punës por mendoj se në moshën time është një çështje e motivimit”, theksoi ai. /Lajmi.net/