Ferizaj

Brigada zjarrfikëse në Ferizaj pajiset me automjet që shuan zjarre edhe në kate të larta

By FerizajPress

April 01, 2016

Brigada e zjarrfikësve në Ferizaj ka përfituar sot një automjet me të cilin mund të shuaj zjarret edhe në katet e larta të ndërtesave. Në disa raste të tilla ku është dashur të intervenohet ka pasur mjaft telashe kjo brigadë, ndërsa me gjithë megjithë mungesat e tjera që ka institucioni automjeti i ri do të jetë mjaft i rëndësishëm.

Kryetari i komunës së Ferizajt vlerësoi se komuna kë bërë një investim të qëlluar duke dhënë një shumë prej 16 mijë e 200 eurosh blerjen e këtij automjeti.