Ferizaj

Breshëri shkatërron të gjitha kulturat bujqësore në Gaçkë të Ferizajt

By FerizajPress

August 04, 2025

Një breshër i fuqishëm goditi sot fshatin Gaçkë të Ferizajt, duke shkatërruar tërësisht prodhimet bujqësore të Mursel Osmanit. Dëmet janë të mëdha dhe përfshijnë gjithë mundin dhe investimin e tij gjatë këtij sezoni.

Fermerët lokalë tashmë përballen me humbje të mëdha, ndërsa presin reagimin e institucioneve për vlerësimin e dëmeve.