Rreth orës 19:00 Ferizaj sërish është përfshir nga reshje të breshërit. Për fat kësaj radhe ka qenë I një intensiteti më të vogël dhe nuk pritet që të ketë pasur dëme. Një muaj më parë Ferizaj ishte përfshirë nga një valë e breshërit e cila sipas drejtorit të Bujqësisë Burim Bajrami, kishte shkaktuar dëme në vlerë prej rreth 670 mijë euro në kulturat bujqësore në komunën e Ferizajt.