Ferizaj

Brenda tri dite, policia në Ferizaj shqipton 364 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID-19

By FerizajPress

November 26, 2020

Gjatë tre ditëve të fundit, bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët duke monitoruar respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

“Këto masa janë respektuar nga shumice qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 364 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 138 vërejtje.

Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi.