Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që sa më shpejtë të nxirret një draft apo një rezolutë në seancën plenare të Kuvendit.
Anëtari i këtij Komisioni, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, tha se brenda një afat tremujor të filloi dislokimi i banorëve të Hades në Shkabaj, aty ku janë siguruar 820 troje.
Ndërsa, Salih Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se jeta e banorëve në Hade është bërë e vështirë, po ashtu edhe për shëndetin e tyre.
Ai tha se përveç dislokimit, në Hade duhet të bëhet edhe shpronësimi i 400 shtëpive. Forma e dislokimit të banorëve është e lehtë nëse ka një vendim politik, ka deklaruar deputeti Shaip Muja.
Ai tha se në draft duhet të përfshihet edhe numri i kryefamiljareve të banorëve. Kostoja e shpronësimit dhe dislokimit të çështjes së Hades kap shumën prej 20 deri 100 milionë euro, por kjo shifër nuk është zyrtare sipas kryetares së Komisionit Duda Balje.
.