Skuadrat më të mëdha botërore kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Në vlugun e këtyre përgatitjeve, ato do të ballafaqohen mesvete në shumë ndeshje miqësore. Vetëm brenda pesë ditëve të ardhshme, do të zhvillohen tetë super-ndeshje miqësore. Gjithçka nis me ballafaqimin Manchester City – Dortmund, që luhet me fillim nga ora 03:00 e mëngjesit sipas kohës tonë lokale. Për të vazhduar pastaj me Bayern Munich – PSG, Liverpool – Dortmund, Juventus – Bayern Munich, Manchester City – Liverpool, Dortmund – Benfica, Roma – Tottenham dhe Milan – Manchester United./Lajmi.net/