Vetëm gjatë një jave ditë në rajonin e Ferizajt janë Policia e Kosovës ka shqiptuar 1223 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 28 aksidente trafiku ku prej tyre 14 me lëndime dhe 14 me dëme materiale.
Po ashtu është bërë e ditur se janë lënduar 14 persona.
Komunikata e plotë e Policisë Rajonale në Ferizaj:
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 27.01 – 02.02.2025, janë shqiptuar 1,223 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 28 aksidente, nga të cilat:
– 14 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona
– 14 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
-Stacionit më të afërt policor– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406