Lajme

Bregdeti shqiptar sot me shi dhe diell

By FerizajPress

August 29, 2018

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në këto zona priten reshje shiu të karakterit lokal dhe të përkohshëm.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-10m/sek, ndërsa në bregdetin veriperëndimor deri 15 m/sek në dobësim gradual.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 2.0 metra. Temperaturat parashikohen me rritje në mesditë.