Kultura-Arti

Botohet vëllimi “Gjunjët e Ashtit” i Rizah Reshanit

By FerizajPress

October 15, 2019

Në botim të klubit letrar”De Rada” të Ferizajt doli nga shtypi vëllimi poetik “Gjunjët e Ashtit” i shkrimtarit Rizah Reshani.

Vëllimi është i strukturuar në tetë cikle, në të cilat dominojnë lirikat atdhetare, ato nga aktualiteti dhe lirikat qytetare. Redaktor i librit është Biser Mehneti kurse recensente Zyrafete Shala.

Botimin e librit e ka financuar Zyra e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

Ky është libri i dytë i Rizah Reshanit pasi në shkurt të këtij viti ky autor kishte botuar vëllimin poetik”Pentagrami i Diellit”.