Ferizaj

Botohen të gjitha vendimet e Kuvendit të Komunës për vitet 2018-2019

By FerizajPress

December 22, 2020

Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi, paraditen e sotme, i dorëzoi, të parit të Komunës, Agim Aliu, përmbledhjen me vendimet e Kuvendit të Komunës për periudhën 2018-2019.

Kjo përmbledhje aktesh po bëhet për herë të parë, në funksionon të transparencës, dokumentimit më të mirë të punës së Kuvendit dhe qasjes më të lehtë për publikun në aktet e Kuvendit.

Me këtë rast, Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi tha se ky dokument po realizohet për herë të parë dhe se këtë qasje do ta ketë edhe për

periudha të tjera.

“Libri i vendimarrjes transparente dhe qeverisjes së mire, dokument i parë i Kuvendit të Komunës së Ferizajt të viteve 2018-2019, në të cilin janë të dëshmuara vendimet që ka marrë ky Kuvend gjatë kësaj periudhe, statutet, strategjitë dhe planet e veprimit dhe rregulloret të cilat janë në fuqi” tha mes tjerash Kryesuesja Bytyçi.