Sport

Botërori me 48 ekipe, lajm i keq për Shqipërinë dhe Kosovën

By FerizajPress

January 10, 2017

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, institucioni që përfaqëson Ligat më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër doli hapur kundër këtij vendimi.

Në këtë komunikatë Shoqata e Klubeve theksoi se një kupë bote me 32 skuadra është formula ideale dhe se ky ndryshim është bërë për motive politike dhe jo sportive.

Në të njëjtën kohë, kjo shoqatë ngriti pikëpyetje edhe mbi urgjencën e FIFA për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm pa marrë parasysh mendimin e palëve të interesuara dhe që preken ndjeshëm nga kjo reformë.

Në fund, Shoqata e Klubeve Evropiane bëri të ditur se në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të saj që do të mbahet në fund të këtij muaji do të bëhet analiza për këtë vendim të FIFA dhe për impaktin dhe pasojat që do të ketë ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.