Sport

Botërori i shqiptarëve, Belgjika mposht Anglinë falë golit të bukur të Adnan Januzajt

By FerizajPress

June 29, 2018

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Anglisë për të siguruar vendin e parë në grupin H në Kupën e Botës. Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua nga anësori i me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, që shënoi një nga golat më të bukur në këtë botëror. Januzaj shënoi në minutën e 51’ të ndeshjes, për t’i dhuruar fitoren Belgjikës dhe për ta pozicionuar në vendin e parë. Përveç Januzajt, në botërorin e Rusisë kanë shënuar edhe tre shqiptarë të tjerë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili./Lajmi.net/

Adnan Januzaj’s goal is decent but Michy Batshuayi belting the ball into his face off the post is priceless. #ENGBEL pic.twitter.com/YQVD97RBvD — James Andrew (@JamesAndrew_) June 28, 2018