Shëndetësi

Bota në të cilën jetojmë

By FerizajPress

February 15, 2023

SHKOLLA E MESME E LARTË E AGROBIZNESIT

DHE TEKNOLOGJISË “ZENEL HAJDINI” FERIZAJ

                  Tema : Bota në të cilën jetojmë

Mësimdhënësja : Gresa Bislimi Bega

                Bota në të cilën jetojmë

Në planetin Tokë sot jetojnë rreth 8 miliardë njerëz.                                            Shkencëtarët kanë llogaritur që së paku edhe 10 milionë lloje të tjera organizmash e ndajnë planetin me ne, kurse njeriu është ai i cili me shpejtësi të madhe është duke rrënuar dhe zvogëluar resurset natyrore të Tokës, të cilat sigurojnë ekzistencën e njeriut dhe banorëve të tjerë të saj.                                                                  Afër 17 milion hektarë të sipërfaqeve pyjore do të digjen ose priten sikur pylli i paraqitur në figurë.

Kjo sipërfaqe ësht gati e barabartë me sipërfaqen e shtetit Uashington.                         

    Me shekuj njerëzit kanë besuar se mjedisi jetësor u ofron të mira materiale të pakufishme.

 Mirëpo, problemet e sotme të mjedisit sinjalizojnë se mjedisi nuk është objekt pasiv në të cilin mund të veprojmë pa plan dhe në mënyrë të pakontrolluar.  Sidoqoftë, ne e ndajmë mjedisin jetësor me organizmat e tjerë, duke krijuar një rrjetë të ndërlikuar të ndërveprimeve nga e cila varemi të gjithë ne.                       Ndryshimet e bëra në mjedis mund të kenë pasoja serioze të paparashikuara për botën e gjallë.                                                                                                               Ekologjia është një shkencë që shqyrton shqetësimet mjedisore të qenieve të gjalla, karakteristikat dhe ndikimet mjedisore të bimëve dhe kafshëve.                                 

  Struktura ekologjike e botës po studiohet, ndërsa ndotja e mjedisit rritet, ajo përpiqet të minimizojë atë që po shkakton dëm të natyrës.                                                 Në vitin 1866 biologu, gjerman, Ernest Haeckel, emërtoi shkencën e cila merret me studimin e pështatshmërive të organizmave në mjedisin jetësor dhe e quajti ekologji.                                                                                                    

    Fjala ekologji ka origjin nga gjuha greke oikos, që do të thotë “shtëpia apo vendi ku dikush jeton”.                                                                                                                Njerëzit dëmtojnë mjedisin në të cilin jetojnë. Kjo situatë përbën ndotjen e mjedisit dhe mjetet për të shqyrtuar efektin e strukturës ekologjike në bimë dhe kafshë.      

    Pika më e rëndësishme që e dallon ekologjinë nga disiplina të tjera është mënyra në të cilën gjallesat ndikojnë në mjedisin në të cilin jetojnë.Përveç kushteve të krijuara nga qeniet njerëzore dhe gjërat e tjera të gjalla në përkeqësimin e ekuilibrit ekologjik, ajo është e përfshirë në mbetjet bërthamore të cilat nuk sigurojnë riciklimin dhe ndikimi negativ i të cilit vazhdon për një kohë të gjatë.