Sport

Bosnja nuk u jep viza basketbollistëve të Kosovës, ua rrezikon pjesëmarrjen në kampionatin europian

By FerizajPress

August 09, 2018

“Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit tash e më shumë se tre vjet, andaj tentimi për të vënë pengesa politike me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të Lirisë së Lëvizjes, por edhe rregullat e vet Organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e MPJ-së. Ushtrimi i presionit psikologjik disa ditor ndaj Përfaqësueses së Kosovës në lidhje me këto pengesa, përderisa ata sot është dashur, që të zhvillojnë stërvitjen e tyre në Sarajevë para përballjes në ndeshjen e parë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës nesër është dashakeqëse dhe jo-sportive, thekson Ministria e Jashtme e Kosovës. MPJ i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetëror edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse. Ministria u ka bërë thirrje Bashkimit Europian dhe shteteve aleate dhe partnere që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje.