Lajme

Borxhi publik dhe privat i Kosovës arriti në 1.9 miliard euro

By FerizajPress

April 14, 2016

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se deri në shtator 2015 borxhi i jashtëm i Kosovës, borxhi i jashtëm privat dhe borxhi i jashtëm publik arriti në 1.9 miliard euro, që është për 12.3 për qind më i lartë se në shtator 2014.

Siaps BQK-së, si përqindje e BPV-së, borxhi i jashtëm bruto arriti në 33.2 për qind.

“Borxhi i jashtëm publik në shtator 2015 kishte vlerën prej 436.8 milionë eurosh, një pjesëmarrje prej 22.8-përqindësh në gjithsej borxhin e jashtëm bruto”.

“Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm përbëhet nga huat ndërmjet kompanive. Në strukturën e borxhit të jashtëm, FMN-ja ka një pjesëmarrje prej 10.3-përqindësh, pasuar nga Banka Botërore që ka një pjesëmarrje prej 10.9-përqindësh, si dhe kreditorët e tjerë (më shumë se gjysma e borxhit ndaj kreditorëve të tjerë është kreditim ndërmjet kompanive) që kanë një pjesëmarrje dominuese prej 78.9-përqindësh”, thuhet në raportin e BQK-së për Zhvillimet Makroekonomike.