Lajme

Borrell e dënon vrasjen e policit, thotë se ka rrezik të vriten njerëz tjerë përreth Manastirit të Banjskës

By FerizajPress

September 24, 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të së dielës në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë lënduar.

Borrelli ka thënë se autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.

Ai më tej ka thënë se Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjithë akterëve të punojnë për ta depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.

Borrelli ka shtuar se sulmet duhet të ndalen menjëherë, teksa ka thënë se më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në rrethinat e Manastirit të Banjskës.