Ferizaj

Bordi i drejtorëve diskuton për gjendjen e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rrugëve

By FerizajPress

January 22, 2018

Ferizaj.22.01.2018. Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me menaxhimin ndërsektorial të Komunës së Ferizajt, mirëpo vlen të theksohet se pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte gjendja e sigurisë dhe mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht pastrimi i tyre nga reshjet e borës, për të cilat kryetari Aliu njoftoi drejtorët e drejtorive se bashkë me drejtorin e shërbimeve publike si dhe kompaninë “Pastërtia” kanë mobilizuar gjithë mekanizmin institucional për të evituar bllokimin e akseve rrugore në zonën urbane dhe rurale.